WASHINGTON, DC - OCTOBER 05: U.S. President Donald Trump removes his mask upon return to the White House from Walter Reed National Military Medical Center on October 05, 2020 in Washington, DC. Trump spent three days hospitalized for coronavirus. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Pas kërkesës së Donald Trump gjykata ka vendosur që të pezullojë numërimin e votave të dërguara me postë në qarkun Allegheny në Pensilvania. Bëhet fjalë për rreth 29,000 fletë-votimi të diskutueshme, të cilat pretendohet se janë të shtypura gabimisht.

Pak më herët Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi “fitoren ligjore në Pensilvani”. Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se votat me postë janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet.