Kryeministri grek Mitsotakis njoftoi sot mbylljen e vendit duke filluar nga e shtuna e kësaj jave deri në 30 nëntor. Sipas tij, grekëve do t’u duhet që të marrin leje me SMS kur të dalin nga shtëpia, ndërsa konfirmoi se kopshtet dhe shkollat fillore do të qendrojnë hapur. Mitsotakis tha se rritja e rasteve të reja në pesë ditët e fundit e “detyroi” atë të marrë masa tani, në vend që të presë për të parë nëse do të funksiononin kufizimet e njoftuara kohët e fundit. “Nëse qeveria priste dhe masat aktuale nuk do të funksiononin, presioni mbi spitalet do të ishte “i papërballueshëm“, shpjegoi ai. “Unë e di se ka pik ëllim, ankth, fr ikë nga pasojat financiare,” tha Mitsotakis.

“Unë e di se ka frikë. Ne duam që qytetarët të jenë aleatë në këtë përpjekje të re “, tha Kryeministri për masat që do të zbatohen në të gjithë vendin. Kjo është mbyllja e dytë që nga fillimi i pandemisë dhe do të fillojë të shtunën në mëngjes. Të gjitha dyqanet me pakicë do të mbyllen dhe udhëtimet midis rajoneve do të ndalohen ndërsa autoritetet do të rifutin një sistem ku qytetarët do të marrin leje me mesazh për të dalë nga shtëpia në punë.

Shkollat ​​e mesme do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online. Kryeministri grek e mbajti konferencën e tij LIVE në Youtube i shoqëruar nga eksperti i Shëndetit Publik Sotiris Tsiodras. Ky i fundit iu referuar shifrave të të prekurve nga koronavirusi duke theksuar se asnjëherë në histori, Greqia nuk ka patur kaq shumë pacientë që marrin trajtim në repartin intensiv të spitaleve. “Kemi mesatarisht 170 të shtruar në ditë në spitalet tona me koronavirus dhe kjo nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Greqisë”, u shpreh ai.

Më herët, Greqia bëri të detyrueshme përdorimin e maskës në vende të mbyllura dhe të hapura. Mitsotakis theksoi gjithashtu se qeveria greke ka planifikuar të mbështesë punonjësit për dy muaj për shkak të pandemisë. Sipas tij, do të ketë një pagesë 800 euro për punonjësit që u pezullohet puna për këto dy muaj si edhe 400 euro pagesë papunësie për ata që janë të papunë.