Erling Haaland do t’i bashkohet Liverpoolit herët a vonë, sipas drejtorit sportiv të ish-klubit të tij, Red Bull Salzburg. Su lmuesi i talentuar norvegjez u largua nga Salzburgu për t’iu bashkuar Borussia Dortmundit në fillim të vitit 2020 dhe i shënoi 24 gola në 27 paraqitjet e para për klubin gjerman. Haaland shpreson se do të mundë të luftojë për titull në Bundesligë me Dortmundin, por shefi i Salzburgut, Christoph Freund, beson se norvegjezi do ta bëjë edhe një hap tjetër në karrierën e tij futbollistike.

Duke folur në Sky Sport, Freund u pajtua me sugjerimin e legjendës gjermane Lothar Matthaus se Haaland do të kalojë në Liverpool. “Atje do të shkojë ai. Ai mund të luajë për secilin klub të botës. Me mendësinë që e ka, me vullnetin dhe me vetëbesimin, ai mund të lërë gjurmë në futbollin evropian në 10 vjetët e ardhshme”, tha Freund. Ndërsa Matthus shtoi: “Dortmundi është ndër 10 ekipet më të mira në Evropë, por janë pesë apo gjashtë ekipe më të mira dhe ai do të luajë për njërin prej tyre dikur”.