Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të paraqitet sot për herë të dytë para Gjykatës Speciale në Hagë. Njoftimi është komunikuar nga Dhomat e Specializuara, dhe pritet që seanca të fillojë në orën 11:00. Thaçit iu konfirmua aktakuza më 5 nëntor i cili po atë ditë u arrestua dhe u dërgua në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.
Ndërsa më 9 nëntor Thaçi u paraqit për herë të parë në gjyqin e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ku u deklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktak uzës për k ri me lu fte dhe kri me kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara. Pala mbrojtëse tha se do të dorëzojë kërkesën për lirimin e përkohshëm të Thaçit.