Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas publikimit të vendimit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin. Shefi i qeverisë e cilëson një “lajthitje kolektive” e cila duhet të marrë fund.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”, nënvizon Rama.