Kryeministri Edi Rama thotë se është elementare për çdo politikan në botë të ketë guximin e llogaridhënies. As më pak dhe as më shumë nuk i kërkoi Lulzim Bashës për të shpjeguar pikëpyetjet e ngritura në të shkuarën e tij në UNMIK në Kosovë. “Dikush që pretendon të drejtojë për më tepër shtëpinë tonë të përbashkët nuk mund ti bishtnojë nevojës për të dalë e për të thënë kam qenë këtu kam bërë këtë kam pasur këto arsye kjo qëndron kjo nuk qëndron cfarëdoqotë. Por kjo nuk bëhet duke thënë që këtu ka një teori një teori konspiracioni dhe një teori Edi Ramës me Top Channel. Kjo nuk funksionon. Kjo nuk bëhet duke thënë që Edi Rama bën kështu gjithmonë e po e bën prap. Kjo s;funksionon se ca bëri Edi Rama këtë e gjykon gjithkush tjetër por nuk mund ta gjykoj Lulzim Basha në kushtet kur duhet të shpjegojë ca ka bërë ai. Jo ca bëj unë”.

Nuk jam unë akuzuesi Lulzim Bashës tha Edi Rama . “Skam akuza. Akuzat konfirmohen nga heshtja e gjatë nga shmangia e vazhdueshme për tu përballur me to. Nga akuzat apo kundra akuzat që ata njerëz, unë nuk e kuptoj cfarë arsye mund të kenë ata njerëz që sot I adresohen Lulzim Bashës për tju adresuar Lulzim Bashës. Pse nuk i adresohen Stamo Dumos. Pse nuk I adresohen dikujt tjetër dhe nuk është bindëse që janë mashtrues”.

Këtu flasim për një detyrim shumë të thjeshtë tha Rama që një lider ka të shpjegohet. “Në këtë rast une jam unë jam aspak i dëshiruar që këto akuza që nuk i bëj unë skam bërë asnjë akuzë por njerëz që si kam takuar asnjëherë e njohur fare të mos jenë të vërteta. Dhe është detyrimi im në pozicionin që kam dhe Lulzim Bashës i them shpjegoju”.

Megjithëse Rama nuk preferon të flasë me nëse, kësaj here iu desh ta e përdorte. “Nëse PS në kohën kur e ka drejtuar Fatos Nano ka mbajtur një qëndrim të caktuar që bie ndesh me interesin kombëtar gjë që nuk ka ndodhur por nëse ka mbajtur dhe ju sot më pyesni mua për atë qëndrim unë kam detyrim të mbaj një pozicion pasi jam kryetari PS dhe është përtia që unë drejoj packa se në të kaluarën nuk kam qenë unë në krye të partisë”.

Basha tha Rama i detyrohet shqiptarëve të sqarojë se përse PD votoi pro rezolutës të Dick Marty. “Lulzim Basha duhet të thotë pse. Mund të ketë argumenta pse e votuan pro për cilën arsye në botë qeveria voti pro PD dhe LSI votuan pro pse ta thonë”.

Thënë të gjitha këto Edi Ramës nuk i mungoi flirtimi politik për Bashën. “Si mund të jem unë i interesuar ta dëmtoj Lulzim Bashën në një pikë të bëhet i papërdorshëm unë jam më i interesuari që ai të jetë i përdorshëm. Eshte një lule që nuk këputet nga pikëpamja e lojës politike. Kështu nuk është cështje politike por parimore”.