Nga Muhamed Veliu/

18 deputetë socialistë kanë hedhur firmat për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar i cili do të verifikojë gjithçka ka ndodhur në Shqipëri, pas miratimit të rezolutës nga KiE iniciuar nga senatori zviceran Dick Marty, ku ngrihej pretendimi se në territorin shqiptarë UCK kishte kryer trafik organesh.

Shqipëria përmes institucioneve të saj publike thuhet në kërkesë, pas miratimit të kësaj rezolute ka ndërmarrë një sërë procedurash verifikuese të ngritura në raportin e sipërpërmendur.

Në të tilla kushte firmëtarët e kësaj kërkese kërkojnë ngritjen e një komisioni të posaçëm të kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimit të një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të Dick Martyt, nëpërmjet veprimeve apo mosveprimeve në ndihmë të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UCK-s në territorin e republikës të Shqipërisë.

Top Channel ka mësuar se menjëherë pas ngritjes të këtij komisioni në seancën plenare të 3 Dhjetorit, do të kërkohet një dosje me 6 fashikujt hartuar nga Prokuroria e Përgjithshme e kaluar EULEX në Kosovë në Qershor të vitin 2014.

Kjo dosje është hartuar në kuadër të procedimit penal në Hagë për të ashtuquajturin Grupi Drenicës, ku bënte pjesë Ramush Haradina, Fatmir Limaj dhe disa luftëtarë të tjerë të UCK.

Në përfundim të punës Komisioni i posaçëm parlamentar duhet të paraqesë një raport e hartojë një projekt rezolutë për parlamentin.