– Belgjika njoftoi sot për hyrjen në fuqi të masave të reja për të ndaluar rritjen e shpejtë të normave të infektimeve nga COVID-19. Të gjitha dyqanet jothelbësore do të mbyllen, megjithëse ato mund të vazhdojnë të dorëzojnë produktet e tyre.
Supermarketet mund të qëndrojnë të hapura por nuk lejohen të ofrojnë mallra jothelbësore. Restorantet, baret dhe kafenetë janë mbyllur që nga mesi i tetorit. Qytetarët mund të kenë kontakt të ngushtë vetëm me një person tjetër jashtë shtëpisë së tyre, përveç atyre që jetojnë vetëm, të cilët mund të kenë dy kontakte të afërta. Masat janë vendosur të qëndrojnë në fuqi deri më 13 dhjetor, megjithëse mbyllja e bizneseve do të rishikohet në fillim të muajit tjetër./