Lulzim Basha e ka hapur sërish në opinionin publik debatin mbi pasurinë e tij të konsiderueshme. Ai deklaroi në intervistën për Syri.net se nuk e konsideron veten të varfër dhe se ai në politikë kur ka hyrë në vitin 2005 ka qenë i pasur dhe ka ndjekur një stil jetese të mirë. Kjo është e vërtetë në fakt, është një çështje që ka hapur diskutime që atëherë, kur në deklaratat e para të pasurisë së Bashës flitej për servise lugësh luksoze, apo ora shumë të shtrenjta që kushtonin dhe i kalonin 5 shifrat monedhës euro.

Është e vërtetë se kjo pasuri e tij është e pasqyruar edhe në deklaratat e ILDKP-së prej vitesh, por pikërisht çështja është tek pikëpyetjet që ka hapur apo ka sjellë kjo pasuri e kreut të sotëm të opozitës. ILDKPKI-ja si institucion nuk është marrë asnjëherë me hetimin e pasurisë së politikanëve por vetëm në përputhjen e deklaratës me gjendjen faktike. Pikëpyetjet në lidhje me kamjen e politikanit Lulzim Basha në origjinën e tij të angazhimit publik kanë qenë se si ai arriti të bëjë këtë pasuri. Si i siguroi ato prona dhe apo miradina ekonomike. Vërtetë mund të ketë letra në shtet, por e mira për një politikan që kërkon të drejtojë vendin është që të ketë një narracion apo dëshmi sesi u arrit kjo pasuri, si u blenë këto prona, gjatë një periudhe punë, ku për sytë e shumë njerëzve nuk rakordojnë të dhënat në mend, por edhe për moshën e re që ka siguruar një gjendje ekonomike të mirë.

Këtu natyrisht që politika kundërshtare do të përdorë argumentet për sulm, natyrisht që spektikët nuk do të të binden asnjëherë, e si pasojë edhe zilia që hyn në “7 mëkatet origjinale” të njeriut do vijojë të përshfaqet, megjithatë politikani duhet të bëjë detyrën. Të flasë me hollësi sesi një djalë i ri, që kur hyri në politikë ishte vetëm 31 vjeç ishte milioner. Jo me aq shumë hollësi xhanëm, por edhe shkurt të tregojë historinë e jetës. Gazeta Shqip/