Aktori i njohur Koço Devole prej 2 ditësh ndodhet i intubuar në spitalin Infektiv, pasi simptomat e COVID-19 e rënduan gjendjen e tij shëndetësore. Mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në Ora News ka treguar për gjendjen e tij shëndetësore. Ai tha se aktori është ën gjendje të qëndrueshme, por sëmundja e leukozës e vështirëson pak gjendjen e tij.

“Në dijeninë time është e qëndrueshme, është stabël. Ai është në respiracion mekanik. Siç dihet, ai vuante nga një sëmundje kronike mjaft e rëndë, siç është lekuzoa. Shpresojmë të na bëhet mirë sa më shpejt”, tha Pipero.