Trajneri i Kombëtares Italiane të futbollit, Roberto Mancini, është infektuar me COVID.
Mediat vendase raportojnë se Mancini nuk ka simptoma, por tashmë është izoluar në banesë që të mos përhapë virusin.
Infektimi i Mancinit vjen në një kohë kur kombëtarja italiane do të luajë tre ndeshje në Nëntor, dy për Ligën e Kombeve dhe një miqësore.
Azzuri do zhvillojë një miqësore kundër Estonisë, dhe më pas do ndeshet me Poloninë dhe Bosnjën për Ligën e Kombeve.