Presidenti i Republikës, njësoj si e shoqja, Monika Kryemadhi, vazhdon të sfidojë rregullat e vendosoura nga autoritetet shëndetësore, madje edhe kur takon Drejtorin e Përgjithshëm të OBSH për Europën. Në fotografitë që ka ndarë vetë në rrjetet sociale, Meta, që ditët e fundit i ka shtuar kritikat ndaj qeverisë për menaxhimin e pandemisë, është shfaqur pa maskë, ndërkohë që vetë Drejtori i OBSH, Kluge, nuk e ka hequr për asnjë moment maskën jo vetëm në presidencë, por gjatë gjithë qëndrimit të tij në Shqipëri.

Ashtu si e shoqja, që ka marrë gjoba tashmë prej autoriteteve për shkelje të ligjit dhe rregullave, edhe presidenti i Republikës i sfidon këto autoritete, ndërkohë që vlerëson lart këshillat që sipas tij ka dhënë Lulzim Basha për menaxhimin e pandemisë.