Skuadra italiane Inter është ende e interesuar për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud. Antonio Conte dëshiron një qendërsulmues i cili mund të jetë si zëvendësues i Romelu Lukaku, golashënuesit më të mirë të Interit. Giroud mbetet ndër synimet e Interit së bashku me polakun Arkadiusz Milik i cili pritet të largohet në janar pasi që kontrata e tij me Napolin i skadon në fund të sezonit. Gjigandët e Serie A duan të nënshkruajnë me francezin, në formë huazimi për gjashtë muaj me mundësi blerjeje. Me të njëjtën mënyre, një vit më parë ata nënshkruan me Ashley Young nga Manchester United.

34-vjeçari tha javën e kaluar se është i hapur për të lënë Chelsea në afatin kalimtar të dimrit edhe pse trajneri, Frack Lampard nuk dëshiron ta lerë sulmuesin që të largohet nga Stamford Bridge në mes të sezonit. Giroud, një fitues i Kupës së Botës 2018, ka dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat me Chelsea deri më tani këtë sezon.