Kryeministri Rama ishte sot në Shijak ku pa nga afër shtëpitë e reja të 3 familjeve që ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. Në njërën prej shtëpive ndodhi edhe një moment i rrallë, ky pronari i ndërtesës i kërkoi Kryeministrit që të hiqte këpucët, pas kërkesës së Ramës që të mos e bënte diçka të tillë. Rama iu bind qytetarit dhe bashkë me ministrin e Rindërtimit, Ahmetaj, u futën në shtëpi me këmbë të zbathura.

Në postimin në rrjetet sociale, teksa ka shpërndarë videon nga Shijaku, Kryeministri Rama shkruan se 58 familje të kësaj do ta festojnë Vitin e Ri në shtëpitë e reja.

“Në shtëpitë e reja të familjeve Gjepali, Rusi dhe Doda që si edhe plot 58 familje të kësaj zone, do ta festojnë Vitin e Ri brenda tyre dhe pas një mundimi e durimi të madh do të jetojnë në kushte pakrahasimisht më të mira se ato që kishin një vit më parë”, shkruan Kryeministri. Në bashkëbisedimet me banorët atje, teksa i uronte për shtëpitë e reja, Kryeministri i garantoi se “më e keqja iku, tani më e mira është përpara”.