Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të aktorit të njohur shqiptar Koço Devole. Ai shkruan se lajmi i beftë për ndarjen e tij nga jeta ishte e hidhur, ndërsa e quan atë emblemë të humorit tonë.

“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes”, shkruan Veliaj.