Zyra Konsullore në Athinë në vijim të shpalljes së masave të reja kufizuese në luftën kundër përhapjes së Covid ka bërë me dije se do të shkëpusë të gjitha shërbimet që kërkojnë prezencë fizike në sportel. Në njoftimin e bërë, duke qenë se nga data 7 nëntor 2020 deri më 30 nëntor 2020, Greqia hyn në mbyllje të përgjithshme kombëtare, thuhet: Duke filluar nga e hëna, 9 nëntor, Zyra do të ofrojë sërbime vetëm në raste ememrgjente që do kryhen përmes postës elektronike. Gjishashtu bëhet me dije se tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm përmes shërbimit postar.