Pasi u rizgjodh kryetare e LSI, Monika Kryemadhi teksa e ka quajtur pjesmarrjen në zgjedhje një sfidë të fituar, ajo sot ka mbajtur një konferencë me anë të së cilës ka falenderuar të gjithë anëtarët e partisë që e kanë votuar.
“Pjesëmarrja në zgjedhje sfidë e fiutuar. Ndjej detyrim dhe mirënjëhoje për të gjithë ju ndaj me dorë në zemër do të them falenderit LSI. Jemi të vetëdijshëm për vështirëisë por ne jemi mësuar me këto. Jemi bashkë për të fituar të gjitha sfidat që i kanë dalë përpara LSI. Për të rikthyer atë shporesë që është vrarë nga një qeveri pseuorilindase.
Ne dimë ta kthejmë këtë shpresë. Do dimë të garantojmë për fëmijët e shqiptarëve që të kenë një arsim të mirë dhe cilësor, nedo të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndihet i lumtur si në shtëpinë e tij.
Ne nuk themi vetëm që LSI ka nevojë për mundësi por ne u krijojmë mundësi të rinjve tanë, që të gjejnë një vend puynë ku të pagihen si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre europianë. Sot jamë shumë krenare për të gjithë ju sepse më bëtë një grua që është drejtuese një partie politike. Gratë mund të përballen me sfida që kalon çdo lider politik.
Gratë i njohin betejat me të cilat përballet çdo lider politik. Ato dinë të jenë edhe të zonjat. Ato të jenë drejtuese për tu përballur me sfida dhe të zgjidhin probleme. Unë e mora drejtimin e LSI në një kohë mjaft të vështirë për të, por falë angazhimit tuaj ne ia dolëm, së pari duke fitruar sfidën me veten tone. Sot solemnisht shpall se do ta bëj këtë parti një parti të mirëpritur për të gjithë. Do kemi një parti me dyer të hapura për këdo jo vetëm për të rinjtë por për këdo. Sot më shumë se kurrë shqipëria ka neojë për të rinjtë dhe të rejat”, tha ajo.