Duke nisur nga dita nesërme në tre rajone të Italisë, Lombardi, Piemonte dhe Kalabri, do të lehtësohen kufizimet. “Gjithashtu, është planifikuar të lehtësohen kufizimet në Liguria dhe Siçili, duke i ulur ato nga zona rreziku “portokalli” në “të verdhë””, sqaroi ai në një deklaratë ministri i shëndetësisë Roberto Speranza. Në fillim të muajit, Italia u nda në tri zona: e kuqe, portokalli dhe e verdhë, me nivele të ndryshme kufizimesh, duke u bazuar në nivelin e rrezikut ndaj virusit.

Lombardia, Piemonte dhe Kalabria u caktuan si “zona të kuqe”, ku banorët duhej të plotësonin një formular për të dalë nga shtëpitë e tyre dhe ku shumica e dyqaneve u mbyllën, nga nesër ato do të jenë në zonën Portokalli. Udhëtimi drejt dhe nga rajonet e caktuara “portokalli” është i kufizuar po edhe restorantet vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe do të shërbejnë vetëm në shtëpi. Ndërkohë që edhe në Belgjikë duke nisur nga 1 dhjetori në Belgjikë do të rihapen restorantet por bllokimi i pjesshëm do të mbetet në fuqi.

“Nga 1 dhjetori, dyqanet do të mund të rihapen. Situata në vendin tonë po përmirësohet, por është e rëndësishme të ruajmë këtë ritëm”, shtoi kreu i qeverisë belge Alexander De Croo. Baret, restorantet dhe kafenetë do të jenë të mbyllura dhe njerëzit do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia në rastet kur është e mundur që të kufizojnë kontaktet shoqërore. Një shtetrrethim nga mesnata në 5:00 të mëngjesit gjithashtu do të mbetet në fuqi.

Kryeministri këshilloi njerëzit që të mos udhëtojnë në vende të tjera ku ka rritje të rasteve me Covid-19 dhe paralajmëroi se karantina do të mbetet në fuqi për udhëtarët që kthehen nga pikat e nxehta. Më shumë se 16,300 njerëz kanë vde kur nga koronavirusi në Belgjikë që nga fillimi i pandemisë, përfshirë 142 në një ditë të vetme të enjten.