Nëse keni bërë testin e Covid-19 përpara se të mblidheni me familjen dhe miqtë gjatë sezonit të festave, edhe nëse rezultati juaj ishte negativ, rezultati juaj mund të mos jetë i qartë. Duke qenë se një test negativ Covid-19 është bërë një biletë për të kapërcyer karantinën kur udhëtoni nëpër shumë linja shtetërore, është e lehtë të besosh se një test negativ do të thotë që je i lirë nga mbartja virusit. Por realiteti është shumë më i komplikuar. Një test negativ nuk do të thotë që ju nuk e keni virusin. Testet Covid-19 nuk janë aq të ndjeshme sa të marrin gjurmët e virusit një ditë pasi dikush është infektuar dhe nganjëherë, mund të duhet më shumë se një javë që një test të zbulojë virusin pas infektimit.

Amanda Simanek, një profesore e epidemiologjisë në universitetin e Wisconsin – Milwaukee dhe një anëtare e Dear Pandemic, një fushatë e shëndetit publik në rrjete sociale, shpjegon se njerëzit duhet të dinë kur mbështeten në testimin si një strategji për të parandaluar përhapjen e Covid-19. “Nëse deri në ditën që ju keni testuar, apo edhe disa ditë para se të testoheni, thjesht po vazhdoni jetën tuaj si normale dhe nuk merrni masa të tjera paraprake për të parandaluar ekspozimin ndaj Covid-19, por duhet të kuptoni se testi negativ po ju tregon se nuk keni shenja të dukshme për testin në atë ditë. Ju mund të ekspozoheni, të testoheni në ditën dy ose tre pas këtij ekspozimi, të jeni negativ dhe më pas në ditën e tetë të shfaqni simptoma,” shpjegoi Simanek. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni testimin, por do të thotë që vetëm testimi, nuk mund të garantojë që nuk do të transmetoni virusin. Një test Covid-19 i marrë pas pesë ditësh karantine është shumë më informues nëse keni virus se sa ai i marrë pa izolim.

Sa rëndësi ka karantina? Nëse dëshironi që testi juaj Covid-19 të jetë i dobishëm, duhet ta merrni seriozisht idenë e karantinës. Kjo do të thotë që ju duhet të shmangni vizitat nëpër dyqane dhe të zgjidhni të merrni ushqimet tuaja me korrier. Prindërit e fëmijëve që po shkojnë në shkollë gjatë karantinës teknikisht nuk janë në karantinë. Ju, ose dikush në shtëpinë tuaj, nuk duhet të ndërveproni me askënd jashtë shtëpisë tuaj. “Kjo nuk do të thotë të shkosh punë dhe të shmangësh gjithçka tjetër”, tha Simanek. Simanek pranon se ka sfida logjistike për të kryer një karantinë kaq të rreptë. Por kjo lloj karantine është mënyra më e mirë për të siguruar që një test negativ të mos jetë i rremë. Testimi është më informues në një shkallë më të gjerë sesa individualisht. Testet Covid-19 janë më të sigurtë në nivel komuniteti dhe monitorimin e përhapjes së virusit në një shkallë të gjerë.

“Testimi është një komponent jetik për të përmbajtur përhapjen e Covid-19 në komunitetin tuaj, por për njerëzit që duan të vizitojnë familjen, një test negativ “nuk është veçanërisht informues aq sa duhet,” tha Simanek. Siç thonë udhëzimet nga ekspertët e shëndetit Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), një festë në natyrë është shumë më e sigurt sesa brenda, ku virusi ka më shumë të ngjarë të përhapet, por nëse nuk keni mundësi mund të bëni një mbledhje virtuale, një mënyrë e garantuar që nuk ka rreziqe. “Natyra e këtij virusi është e tillë që mund ta keni dhe nuk e dini akoma, nuk keni simptoma, por mund t’ua kaloni njerëzve të tjerëve. Na mbetet të gjithëve që në thelb të supozojmë se jemi ekspozuar dhe të veprojmë në përputhje me rrethanat që ndodhemi,” shpjegon Simanek.