Virusi Sars-Cov-2, që prej shpërthimit thuajse një vit më parë, ka pësuar ndryshime. Një mutacion mund të favorizojë transmetimin e tij, por jo agr esionin. Këtu janë disa përgjigje mbi pyetjet më të zakonta të evoluimit të virusit.
1 – A ndryshon virusi Sars-CoV-2?
Po, ndryshon si të gjitha viruset, por ky qëndrim nuk duhet të na habisë ose frikësojë pasi është i zakonshëm për të llojet e viruseve. Sars CoV-2 ndryshon nga 5 në 10 herë më pak sesa viruset e gripit dhe hepatitit C.
2 – A ka ndryshuar shpesh Covid-19?
Ne njohim gjashtë nëngrupe të ndryshme në lidhje me “pasardhësin” i cili u shfaq në qytetin e Ëuhanit në dhjetor 2019. Teknikisht, thuhet se virusi ka evoluar në mënyrë spontane, sipas një fenomeni normal.
3 – Cili është ndikimi i këtyre ndryshimeve?
Deri më tani, vetëm një mutacion është treguar që i jep virusit një avantazh për sa i përket transmetueshmërisë. Është D614G geni ku ndodhi mutacioni dhe është gjeni që kodifikon proteinën Spike, atë që koronavirusi përdor për të kapur qelizat dhe për të depërtuar në to. Ky ndryshim e ka bërë atë më ngjitës, por jo më vdekjeprurës dhe të rrezikshëm.
4 – Si arritëm në këtë përfundim?
Në një artikull të botuar në nëntor në Science, studiuesit nga Universiteti Amerikan i Ëisconsin-Madison studiuan efektet e mutacionit in vitro dhe në modelet e kafshëve.
5 – A mund të jetë ashpërsia e valës së dytë për shkak të mutacionit?
Kjo u deklarua nga Ranieri Guerra, nëndrejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë: “Virusi transmetohet me një shpejtësi që na lë të mahnitur”. Sipas Antonino Di Caro, drejtori i laboratorit të mikrobiologjisë të Institutit Lazzaro Spallanzani, një lloj tjetër i koronavirusit është përhapur në prill dhe që atëherë është përhapur në të gjithë Evropën, duke u diversifikuar nga lloji origjinal i Wuhanit.
6 – Çfarë dimë akoma për mutacionin?
Në një studim të botuar në këto ditë nga Nature Communications, i koordinuar nga University College London (Ucl) dhe bazuar në analizën e 46,723 gjenomeve të njerëzve pozitivë për Covid 19, vërehet se mutacionet e njohura kanë një efekt neutral në transmetueshmërinë e re koronavirus.
7 – A mundet mutacionet të kompromentojnë efektivitetin e vaksinave që mbërrijnë në janar 2021?
Deri më tani nga studiuesit raportohet se studiuesit janë optimistë në efikasitetin e vaksinave edhe pas mutacionit.
8 – Sa sekuenca të virusit njohim?
Mbi 150,000 gjenoma të virusit në qarkullim janë depozituar në bankat ndërkombëtare.
9 – Çfarë na tregon historia e këtij koronavirusi?
Sars-CoV-2, sipas shkencëtarëve, është përshtatur mirë me strehuesin e tij të ri pasi la speciet nga erdhi, lakuriqët e natës. “Sjellja e tij na bën të mendojmë se koronavirusi synon të mbetet në speciet njerëzore dhe nuk dëshiron të zhduket. Ai po vazhdon rrugën e tij të adaptimit dhe gjithçka sugjeron që ai dëshiron të gjejë një formë të bashkëjetesës me ne”, tha në një intervistë të fundit Giorgio Palù, virolog në Universitetin e Padovës.