Paris Saint-Germain's French forward Kylian Mbappe warms up prior to the UEFA Champions League Group A football match between Paris Saint-Germain (PSG) and Club Brugge at the Parc des Princes stadium in Paris on November 6, 2019. (Photo by FRANCK FIFE / AFP) (Photo by FRANCK FIFE/AFP via Getty Images)

Nuk është më utopi, Reali po mendon që të gjejë rrugën e duhur për të shkuar drejt Kylian Mbappes. Sulmuesi i PSG do të largohet nga ekipi francez, pasi nuk po rinovon kontratën me kampionët e Ligue 1.

Madrilenët nga krahu tjetër po përgatisin ofertën për ta rrëmbyer. Klubi spanjoll e do me patjetër kampionin e botës, pasi Karim Benzema pritet të ulet në stol sezonin e ardhshëm, nisur dhe nga mosha e tij.

Mbappe deri më tani nuk ka pranuar që firmosë kontratën e re. Ai nuk ka pranuar të dëgjojë propozimet e klubit të tij, pasi dëshiron vetëm të largohet nga skuadra kampione e Francës.