Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët, por në zonat bregdetare dhe të ulëta mund të ketë reshje shiu. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 10°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 17°C dhe në zonat bregdetare nga 13°C në 19°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë. Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell por nuk përjashtohet mundësia për reshje. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 10°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 15°C.