Shumë persona mund të tr emben kur fillojnë të kenë dhimbje koke dhe këtë e lidhin me COVID-19. Sipas Healthline, studimet kanë treguar se dhimbja e kokës te të infektuarit me COVID-19 është raportuar në fazën e parë të infeksionit, ashtu edhe më vonë. Dhimbjet e kokës ndodhin para shfaqjes së simptomave tipike, si ethet, temperatura dhe kolla. Si të dalloni nëse dhimbja e kokës lidhet me COVID-19:
Për momentin, është e vështirë që të bëhet dallimi mes dhimbjeve të kokës të shkaktuar nga COVID-19 dhe llojet e tjera.
Megjithatë disa karakteristika bazë mund t’ju ndihmojnë që të bëni dallimin:
1. Dhimbja është me intensitet mesatar deri në të rëndë 2. Shkakton një ndjesi pulsimi ose shtypjeje 3. Ndodh në të dyja anët e kokë 4. Mund të përkeqësohet kur përkuleni Si ta dalloni që është migrenë. Ashtu si sëmundjet e tjera virale, një dhimbje koke e COVID-19 mund të shoqërohet me ethe. Temperatura është e pazakontë për migrenën. Ndryshe nga dhimbjet e migrenës, dhimbja e kokës së Covidit nuk është e ndjeshme ndaj dritës apo tingujve.
Simptomat më të zakonshme të COVID-19: – ethe – temperaturë – lodhje – kollitje – gulçim – dhimbje koke. Simptoma të tjera: – dhimbje e fytit – dhimbje e trupit dhe kockave – rrjedhje nga hundët ose hundë të bllokuara – humbje e shijes dhe nuhatjes – të përziera, të vjella dhe diarre.