Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës, Blerim Kuçi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri kosovar. Kuqi ka shkruar në Facebook se do të vazhdojë punën nga shtëpia.
“Të nderuar qytetarë, pasi isha rast kontakti ditë më parë, dje u testova për COVID-19 dhe rezultova POZITIV. Tashmë jam vetizoluar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve, teksa punën po e vazhdoj nga shtëpia. Juve ju lutem të mbani maskën, respektoni distancën dhe të keni kujdes të shtuar”, ka shkruar Kuçi.