Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i ka shkruar një letër shoqatës kosovare “Miqtë e Amerikës”, me rastin e Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving Day), që u festua një ditë më parë në SHBA. Letra është publikuar nga kryetari i kësaj shoqate, Agim Rexhepi, ku Biden shprehet se dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën, për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara.
Letra: Agim, Dita e falënderimeve është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara. Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.
Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq botën. Ne do ta udhëheqim botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne do të udhëheqim botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin. Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin. Nga familja Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë një Falenderim të Gëzuar. Zoti ju bekoftë. Joe Biden