Themeluesja dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-zv.kryeministrit dhe ish-zv/ministrit të Brendshëm, Bashkim Kopliku, i cili humbi betejën me COVID-19. Përmes një postimi, Topalli kujton kohën kur është zgjedhur për herë të parë deputete dhe mësimet që ka marrë prej tij në jetën politike. Duke shprehur dhimbje dhe ngushëllimet për familjen për këtë humbje, ish kryeparlamentarja tha se Kopliku ishte një figurë e rëndësishme e politikës së kohës. Sipas Topallit, në atë kohë shërbenin në politikë vetëm njerëz intelektualë, madje nga me te miret.

Kur jam zgjedhur per here te pare deputete , me caktuan diku ne rreshtin e dyte apo te trete te salles plenare ne mes te doktor Ali Spahise dhe inxhinier Bashkim Koplikut. Ata kishin eksperience ne politike dhe qeverisje. Une isha e re ne politike dhe shume e vemendshme per te mesuar. Flisja shume pak e degjoja shume. Te dy deputetet qe kisha ne krah ishin miqesor me mua. Ata kishin idete e tyre , ndonjehere nuk binin dakord as me njeri tjetrin, por te dy ishin te lire per te thene cfare mendonin. Bashkim Kopliku ishte nje figure e rendesishme politike e kohes. Ai punoi ne detyra te rendesishme ne qeverisjen e vendit. Une dua te shpreh ngushellimet e mia familjes se te ndjerit Bashkim Kopliku, ish Zevendes Kryeminister dhe ish Minister i Brendshem i PD. Ne ate kohe ne politike sherbenin intelektualet me te mire te kohes. Ata ishin vehtja e tyre dhe ishin te lire. Ishte kohe tjeter atehere”, shkruan Topalli.