Mjeku Tritan Kalo ua ka dhënë një mesazh të gjithë personave që sipas tij shpifin e flasin për punën e përkushtuar të mjekëve. Ai thekson se ka edhe mendje të kthjella që dinë të shprehin njërëzisht një virtyt, disi shumë të harruar në këto 30 vite të demokracisë.
“KOHË KOVIDIANE….2.11.2020….Në këto ditë të “lehjeve shpifërore” për Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë si Mantelbrdhë, ka edhe mëndje të kthjella që dinë të shprehin njërëzisht një virtyt, disi shumë të harruar në këto 30 vite të zhagitjeve DEMON-KRATIKE, ndjenjën sublime humane të MIRËNJOHJES….Është PREKËSE dhe shumë MOTIVUESE për misionin tonë fisnik jetëruajtës dhe jetëshpëtues, marja e mesazheve të tilla mirënjohëse….Ndjesia e Mirënjohjes është gjithmonë reciproke….Ju uroj Çlirim Hoxha, një shërim sa më të plotë nga kjo flamë mbarëbotërore e infeksionit prej Sars-Cov2/Covid-19….QENËRIA le të vijojë të lehë dhe të shpifë, sepse janë vetëm e vetëm PUNA, PËRKUSHTIMI dhe PROFESINALIZMI ynë të kombinuara për çdo çast me MIRËBESIMIN reciprok, ato që do të prevalojnë në këtë përballje me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!”, shkruan Kalo.