PSG mund të jetë ekipi më fatkeq në këtë sezon të ri. Trajneri Thomas Tuchel nuk e ka patur asnjëherë në dispozicion të gjithë ekipin. Tekniku gjerman fitoi ndeshjen e djeshme me rezultatin 3-0 ndaj Rennes, por sërish humbi 4 lojtarë të tjerë prej demtimesh.
Gueye, Kehrer, Florenzi dhe Kean u zëvendësuan për shkak të problemeve. Një situatë krejtësisht kaotike dhe e vështirë për klubin kampion të Francës. Fati i madh i parisienëve është pushimi 2 javor i kampionatit për shkak të ndeshjeve me kombëtare.
Hapësirë në të cilën francezët mund të rikuperojnë diçka. Tuchel në sfidën e mbrëmshme nuk kishte në dizpocion lojtarë si Verratti, Neymar, Mbappé, Kimpembe, Bernat, Draxler, Icardi dhe Sarabia. Momentalisht. infermieria e PSG ka 12 lojtarë.