Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA, Joe Biden për fitoren e arritur në garën që u mbyll dje mes këtij të fundit dhe Donald Trump.
Rama vazhdon më tej kur shkruan se: jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara.
Numri një i qeverisë shqiptare nuk ka lënë pa përmendur se për të ishte privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Trump dhe administratën e tij.
Postimi i plotë: Ishte një privilegj e kënaqësi bashkëpunimi me Presidentin Trump e administratën e tij dhe duke uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Joe Biden për fitoren e tij spektakolare, jam i lumtur të vijoj bashkëpunimin për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara????? (Lexo.al)