Java e katërt e Kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë, saktësisht në ditën e mërkurë. Spikat ndeshja mes Teitës dhe Vllaznisë në Niko Dovana. Mbetet për t’u parë nëse një shkodran si trajneri Edi Martini do t’ia dalë të “frenojë” kuqeblutë që deri tani i kanë marrë të gjitha pikët e mundshme. Ndërkohë, një duel gjithnjë interesant është edhe ai mes Kukësit e Laçit. Verilindorët, por edhe kurbinasit, ende nuk kanë shijuar suksesin e parë sezonal duke u ndalur në barazime Laçi, dhe barazim e dy disfata për Kukësin. Sakaq, Tirana do të presë Bylisin.
Bardheblutë do të kërkojnë të rikthehen te triumfi pas dy fitoreve, për të mos rënduar pozitat në këtë fillim të sezonit. Ndërkaq, Apolonia pret në shtëpi Partizanin që pas humbjes së parë duket se e ka marrë veten, ndërsa Skënderbeu në Korçë luan ndaj Kastriotit. Superiore, java e 4 ditën e mërkurë: 13:45 Tirana-Bylis; 13:45 Apolonia-Partizani; 13:45 Skënderbeu-Kastrioti; 16:45 Teuta-Vllaznia; 16:45 Kukësi-Laçi