Kryeministri Edi Ram ka reaguar pas komunikimit të aktakuzës nga Haga për Hashim Thaçin, i cili tashmë dha dorëheqjen si President i Kosovës. Rama shkruan se Thaçi ka mbështetjen e Shqipërisë dhe se “Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”.
Statusi i Ramës:
Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luf tës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj.