Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat ndaj euros dhe dollarit, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 104.40 lekë ose 0.33 lekë më pak se ditën e enjte, ndërsa dollari amerikan humbi terren me 0.07 lekë duke u kuotuar në vlerën 123.73 lekë. Në tregun valutor vendas sot, paundi britanik këmbehet me 138.46 lekë, 0.11 lekë më shumë se një ditë më parë. Franga zvicerane u zhvlerësua me 0.21 lekë dhe këmbehet me 114.45 lekë.