Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu së bashku me Drejtorin Rajonal të OBSH-së për Evropën Hans Kluge ishin ditën e sotme në spitalin Infektiv prej nga realizuan një takim të shkurtër me mjekët dhe infermierët që janë duke trajtuar pacientët me COVID.
Gjatë fjalës së tij, Kluge i falenderoi mjekët për punën e tyre duke deklaruar se ka vendosur që të paraqesë si propozim te OBSH që vitin tjetër të jetë viti i personelit shëndetësor. Ai tha se kjo duhej festuar këtë vit mirëpo mjekët dhe infermierët janë shumë të zënë duke shpëtuar jetë.
‘Jemi një familje e madhe. Kudo që shkojmë, asnjë person nuk është i sigurtë, kur shkoj dhe takoj politikanët dua të takoj dhe mjekët infermierët që janë herojnët e kësaj pandemie. Manastirliu me sugjeroi që të vija këtu, pasi ajo e njeh nga afër situatën. Unë janë rritur në spital im atë ka qënë mjek, nëna infermiere, për mua janë të rëndësishëm të gjithë. Keni respektin tim. Ne në rajonin evropian vendosëm që ta festojmë vitin tuaj vitin tjetër pasi jeni shumëtë zënë duke shpëtuar jetët njerëzore. Propozimi është që viti tjetër të jetë i personelit shëndetësor. Ju falenderoj për punën tuaj, dhe familjen tuaj.‘- u shpreh drejtori rajonal i OBSH-së.
Manastirliu në fjalën e saj tha se çdo humbje jete është një humbje për to e se së bashku do ja dalin ta fitojnë këtë betejë.
‘Beteja që bëhet në spitalet covid është një luftë e vërtetë, cdo njeri që humb jetën për ne është një humbje, forca që ju keni profesionalizimi që ju keni janë vlerat që transmetohen të qytetarët. Ne do të bëjmë akoma më shumë për ju dhe qytetarët. Kemi qënë bashkë për 8 vite, jemi një familje e madhe. Ju përulem, do jemi bashkë deri në fund.‘- tha Manastirliu përballë bluzave të bardha.