Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur menjëherë ftesës së naftëtarëve të rafinerisë në Ballsh të cilët janë shprehur se do ndërpresin grevën dhe kërkojnë të takohen me kreun e ekzekutivit.
Rama ka përshëndetur vendimin dhe është shprehur se është i gatshëm që nesër të takohet me ta.
Postimi i plotë: Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju. (Lexo.al)