Duket se pandemia e ka ndarë mendjen të ketë ndikimin e saj kudo. Ndoshta diçka që shumë prej nesh as nuk e kanë menduar por pandemia po ndikon dhe në dhimbjen e këmbëve. Podiatristi Bobby Pourziaee i vetëshpalluri “doktori i këmbëve” i cili ka një klinikë në Kaliforni, ka treguar se tashmë shumë pacientë i shkojnë në klinikë me dhimbje kyqesh dhe këmbësh, dukuri që nuk ka qenë aq prezentë para pandemisë.
“Për shkak se njerëzit kanë qenë në izolim dhe kanë veshur këpucë më rrallë për një kohë të gjatë, shto dhe faktin se tani nuk kryejnë shumë aktivitete, kam marrë pafund ankesa nga pacientë për dhimbje dhe fraktura në këmbë.” tregon ai. Ai tregon se ato muaj izolimi kanë bërë që shumë njerëz të kalojnë ditë e ndoshta dhe javë zbathur nëpër shtëpi. Kjo ka sjellë dhe problemet me këmbët. “Njerëzit kanë bërë ushtrime në shtëpi pa këpucë dhe kjo ka shkaktuar fashitin plantar dhe tendinitis.” thotë Bobby.
Fashiti plantar shkakton dhimbjen e shputës dhe tendinitis janë lidhëset që bashkojnë muskujt me kockat. Nëse ato mbingarkohen atëherë mund të kemi dhimbje dhe ënjtje që vështirësojnë lëvizjet në pjesë të ndryshme të trupit. Njerëzit janë të prirur të mos veshin atlete kur bëjnë ushtrime në shtëpi apo dhe kur po qëndrojnë para kompjuterit të ulur me idenë se janë në shtëpi. Bobby tha se nëse jemi në një situatë ku do të ngriheni vazhdimisht nga karrigia për të lëvizur në shtëpi apo dhe do të qëndroni për një kohë të gjatë në karrige, këpucët janë shumë të rëndësishme pasi në kemi 26 kocka në këmbë dhe ato kanë nevojë të mbështeten diku ndërsa ecim.
Ai thotë se fakti që njerëzit po lëvizin më pak tani e shumë po punojnë ose do tu duhet të punojnë nga shtëpia është shqetësues për shëndetin e këmbës. “Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se duhet të ecim që të shmangim disa probleme. Është në rregull që të ecni zbathur për pak por jo të mos vishni atlete për një kohë relativisht të gjatë e aq më pak kur bëni ushtrime në shtëpi ” tha Bobby.