Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë është ndalur në Vlorë, në zonën ku do të prishën disa banesa në kuadër të ndërtimit të projektit që lidh rrugën e trans-ballkanikes me portin. Ndërkohë banorët e kësaj zone kanë kundërshtuar prishjet e banesave të tyre.
Ndërkohë gjatë takimit me kryeministrin ato i kanë kërkuar kryeministrit sqarime se çfarë do të ndodhë me ta me prishjen e banesave. Banorët kërkojnë një përgjigje nga kryeministri se çfarë do të bëhet me banesat e tyre që nuk i kanë me dokumente, ku thekson se projekti do të vijojë.
BISEDA E RAMËS ME BANORËT:
Edi Rama: Me qetësi
Banorja: Na është prishur banesa, si do na vejë ky hall?
Edi Rama: E di unë atë. Kjo punë këtu do bëhet.
Banorja: Jemi dakord
Edi Rama: Kush e ka me dokumenta do shpronësohet. kush e ka pa dokumenta, do ketë bonus qeraje, për 3 vjet më pas do merrni apartament.
Banorja: Deri këtu jam dakord.
Edi Rama: Po deri këtu se më mbas nuk ka më