Drejtori Rajonal për Europën Dr. Hans Kluge viziton sot Shqipërinë për të mbështetur qeverinë shqiptare për përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID19.
Gjatë konferencës së përbashkët për mediat Dr. Kluge ka vlerësuar Shqipërinë që në këto kohë të vështira ka marrë vendimin për rritjen e pagave duke u bërë model për vendet e tjera. Dr. Hans Kluge është ftuar nga Ministrja Manastirliu dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri.
“Ndihem i inkurajuar nga investimet e qeverisë shqiptare në burimet njerëzore. Ministrja ma konfirmoi rritjen e pagave prej 40% në këtë kohë të vështirë. Ky është një shembull i mirë që unë do t’ua jap dhe vendeve të tjera. Nuk mund të kemi përgjigjie të fortë ndaj Covid 19 nëse nuk mbështesim punonjësit e shëndetësisë”, tha Dr. Kluge. Dr. Hans Kluge është ftuar nga Ministrja Manastirliu dhe do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Shqipëri.