Politikani dhe biznesmeni Koço Kokëdhima infektohet me Covid-19. Bashkë me Kokëdhimën është infektuar dhe bashkëshortja e tij, Brixhida Kokëdhima.

Kokëdhima është edhe presidenti i skuadrës së Apolonisë, ndërsa lajmi bëhet i ditur në Supersport në emisionin Gol pas Goli.

Mbetet për tu mësuar gjendja shëndetësore e të dyve dhe nëse ish-deputeti ka pasur kontakte me futbollistët e Apolonisë së fundmi.