Tregu kinez ka vazhduar të tregojë potencialin për firmat shumëkombëshe evropiane duke u rikuperuar gradualisht nga ndikimi i hershëm i pandemisë së koronavirusit, një faktor qetësues mes pasigurive që ende rrethojnë perspektivën ekonomike globale, shkruan “Xinhua”. Gjatë javës së kaluar, prodhuesit gjermanë të automjeteve kanë postuar të dhëna optimiste për performancat e tyre në tregun kinez, ndërsa rritja në tregjet e tjera kryesore mbetet nën nivelet e vitit të kaluar.
“Audi Group” bëri të ditur se dërgesat e makinave në Kinë u rritën me 4.4 për qind në tre tremujorët e parë, ndërsa të gjithë tregjet e tjera kryesore panë një rënie me dy shifra. Kërkesa për modelet Audi në Kinë, në veçanti, u rrit ndjeshëm me 17.8 për qind në tremujorin e tretë, njoftoi kompania. Sipas “Volkswagen”, tregu i saj më i madh i vetëm Kina ishte një “nxitës kryesor” i rimëkëmbjes së tregut. Dërgesat midis korrikut dhe shtatorit u rritën me 3 për qind nga një vit më parë. Në përgjithësi, biznesi i ndërmarrjes u ndikua shumë nga pandemia në nëntë muajt e parë, me dërgesat e automjeteve në të gjithë botën me 18.7 përqind.
Rimëkëmbja ekonomike e Kinës erdhi në tremujorin e tretë pas një rënie në tremujorin e parë dhe një kërcim modest në të dytin. Sipas të dhënave zyrtare, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit 4.9 për qind në periudhën korrik-shtator.