Si çdo javë tanimë, konspiracionisti Alfred Cako ishte i ftuar në studion e emisionit “E Diell”, më konkretisht në rubrikën “Rrethi Katror”. Cako paralajmëroi se sipas tij do të ketë edhe tre karantina të tjera. E para sipas Cakos do të nisë në muajin dhjetor. Ndërsa në muajin shkurt, sipas tij do të hidhet edhe një virus tjetër, i quajtur “virusi 21”.
Ka një plan për tre karantina. Është deri në fillim të dhjetorit i pari. Më pas do të fillojë përsëri, do të hidhet ajo që quhet virusi 21. Ky është të paktën plan ii nxjerrë nga një i afërmi i kryeministrit kanadez. Duan të bëjnë edhe dy karantina të tjera. Virusi që mendojnë të hedhin në shkurt, do të jetë një virus shumë i fortë, nëse Trump do t’i lejojë dhe do të ketë problem të brendshme në SHBA”, tha Cako.