Shifrat e të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri po vijnë duke u rritur nga dita në ditë. Ky numër i lartë i të infektuarve po krijon një situatë alarmante dhe një dyndje në spitalet covid. Kreu i Task-Forcës dhe njëherësh Inspektori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë Shkëlqim Hajdari në një njoftim në rrjetet e tij sociale ka bërë një thirrje për të gjithë. Ai shprehet nëpërmjet një këshille se mjekët e familjes duhet të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga COVID-19 dhe se është më mirë që ai të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.Në këtë mënyrë evitohet edhe fluksi i tepërt nëpër spitalet covid.

Ai shprehet se shërimi më i mirë është në shtëpi, duke u mjekuar që n fillim, pa frikë e pa panik, sigurisht duke respektuar protokollet. Mirënjohje, Dr. Bruna Shiroka dhe stafit të Qendrës Shëndetësore Nr. 3 Tiranë, të cilët po mbulojnë me asistencë mjekësore të shkëlqyer, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe shërimin e plotë, e pa pasoja nga covid 19. Thirrja ime publike është: “Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi”! Mjekimet tashmë dihen, mjeku i familjes ka kartelën mjekësore për çdo qytetar dhe askush më mirë se ai nuk mund të bëjë mjekimin dhe ndjekjen e pacientit në shtëpi.

Miq, mos mbani sytë nga spitali, shërimi më i mirë është në shtëpi, me njerëzit tuaj, duke u mjekuar që në fillim, pa asnjë frikë e panik, duke respektuar protokollet e higjienës. Shumica e njerëzve do ta kaloj këtë virus, pa asnjë pasojë, shprehet ai në rrjetin e tij social Facebook