Befasia ka ndodhur, kandidatja e vetme per kryetare e LSI Monika Kryemadhi ka marre trefishin e votave, krahasuar me numrin total te anetaresise se kesaj partie. Pra kane votuar dhe qytetaret e thjeshte per Kryemadhin. Me konkretisht, ashtu siç pritej me një rezultat aspak surprizues në mungesë të garës dhe kandidatëve të tjerë përballë saj, Monika Kryemadhi është rizgjedhur në krye të LSI-së.

Votimet u zhvilluan ditën e djeshme nga gjithe anetaresia e kësaj partie, qe rrotullohet tek 17 mije anetare. Kjo sipas deklaratave zyrtare te lidershipit te LSI. Silva Caka, Kryetarja e Komisionit të Zgjedhjeve në LSI, tha se Monika Kryemadhi u konfirmua me 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej duke marrë kështu mandatin e dytë në krye të LSI-së. Me kete rezultat sa trefishin i vete anetaresise se LSI, i bie qe kryemadhi te kete marre vota shtese nga poipulli, gjimnazistet dhe hallexhinjte! Kjo eshte artitmetike, jo ajo e Lulit! Hajde merre vesh sa hyn 42-shi tek 17-ta!