Asnjë kryeministër i përgjegjshëm nuk do të injoronte shifrat që paralajmërojnë se vdekjet mund të shkojnë edhe në mijëra në ditë, deklaroi kryeministri britanik Boris Johnson teksa lajmëronte karantinën e re. Spitalet sipas tij, shumë shpejt mund të përballen me një mbingarkesë që do t’i bëjnë të tejkalojnë kapacitetet e tyre. “Doktorët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin mes pacientëve që duhen trajtuar e që do të marrin oksigjen, dhe atyre që nuk do ta marrin dot, do të vendosin praktikisht kush do të jetojë e kush do të vde së”, tha Johnson.
Në Lodi të Italisë në muajin prill, punonjësit e shëndetësisë u përballën me një situatë të ngjashme, kur gjendeshin përballë vendimit të tmer rshëm se kush kush duhet të kishte prioritetin për kujdes shëndetësor. Marsin e këtij viti, një grup mjekësh dhe akademikësh nga e gjithë bota publikuan një përmbledhje udhëzimesh etike në New England Journal of Medicine (NEJM), ku nënvizohej mënyra sesi të përdoreshin me kujdes burimet gjatë pandemisë. Një prej rekomandimeve të dhëna nga autorët asokohe ishte se qasja e zakonshme e trajtimit: kush vjen i pari, shërbehet i pari, nuk duhet aplikuar, por ti jepej prioritet të sëmurëve më rëndë që janë të rinj dhe që kanë më pak probleme të tjera shëndetësore shoqëruese.