Kryeministri britanik, Boris Johnson ndihet shkëlqyeshëm, por u bën thirrje qytetarëve britanikë për të respektuar udhëzimet duke shmangur kështu përhapjen e koronavirusit. Në një video postuar sot nga rezidenca e tij në Downing Street, ku Johnson ndodhet në izolim paraprak pas takimit me deputetin, Lee Anderson, i cili rezultoi pozitiv për Covid-19, kryeministri ka theksuar se është i shëndetshëm dhe i mbushur me antitrupa.

“Teste të shpejta dhe natyrisht perspektivat e një vaksine, mbeten besimi për të frenuar pandeminë”, deklaroi kryeministri Boris Johnson. Duke iu referuar në veçanti vaksinave që testohen, ai shpreson “se prototipet e para të vaksinave mund të aprovohen përfundimisht nga autoritetet mjekësore dhe shëndetësore, dhe që dozat e para mund t’u injektohen pacientëve ndoshta para Krishtlindjeve”.