Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektuan punimet në bypass-in e Vlorës mbrëmjen e sotme (13 nëntor). Ministrja u shpreh se puna vijon 24 orë dhe deri më tani ka përfunduar 60% e ndërtimeve. Ajo tha se problemi i vetëm që kanë hasur deri më tani është shpronësimi në disa zona por që nuk do të shërbejnë si pengesë për vijimin e punës.
“Moti i mirë ka favorizuar punën. Puna ka ecur mirë. Kompania ka punuar pa ndërprerje. Deri më tani ka përfunduar 60%. Kemi pasur vetëm problem me zonën e Kaninës për punën e shpronësimeve të pronave” – tha ministrja Balluku. Punohet 24 orë. Deri më 15 janar do e dorëzojmë. Gjithë pjesa e mureve mbajtëse vijon dhe do ta përfundojmë. Edhe kur të ketë reshje, zona këtu na lejon vijimin e punës.” – tha Balluku.