Kryeministri Edi Rama në ndalesën në Fier të ‘”Deputeti që duam” ka bërë thirrje qytetarëve që duan të përfshihen në politikë të aplikojnë në PS nëse e ndjejnë se mund ta bëjnë punën më mirë se ata që e kanë bërë deri më sot. Ai tha se PS për zgjedhjet e 25 prillit kërkon një skuadër të harmonizuar, jo vetëm me mosha të reja, por edhe burra e gra që vijnë nga rruga e suksesit dhe duan të kontribuojnë.

”Për PS, dhe nga ana tjetër dëshiroj t’ju them të gjithëve se kush e ndjen mund ta bëjë më mirë këtë punë se sa ata që e kanë bërë deri më sot. Kush e ndjen që e ka vullnetin, kurajon, vendosmërinë, durimin për të bërë këtë punë është i mirëpritur ta shprehë interesin e vet përmes kësaj platforme. Pa asnjë diskutim që do jemi në lartësinë e PS ka qenë një forcë që i ka hapur pavarësisht vështirësive të natyrës, pavarësisht të tjerëve, i ka hapur dyert.

Këtu në këtë shesh janë shumë ata që i përkasin një gjenerate më të re. PS qysh në ditën e parë të krijimit të saj ka qenë pikë e fortë graviteti për qytetarët që duan të shohin një vend më të mirë në Shqipëri, një vend më të mirë. Nga ana tjetër ne kemi nevojë që të harmonizojmë gjeneratata , eksperiencat, energjitë, përvojën e atyre që prej kohësh janë ta angazhuar në këtë front, në vijën e parë të betejës, edhe të atyre që kanë talentin për t’u angazhuar. Kur ne themi që jemi të hapur, duam të ndërtojmë një skuadër më harmonizuar, jo vetëm mosha të reja, por edhe burra e gra që kanë pasion e forcë shpirtërore, ide të reja për ne.

Kam parasysh njerëz të cilët do të vijnë nga rruga e suksesit të tyre në atë drejtim që kanë zgjedhur, që ata që kanë zgjedhur të shërbejnë në administratën shtetërore, tek ata që shërbejnë si mësues, mësuese, mjekë, infermierë, punonjës socialë, dhe patjetër ata që u shërbejnë familjeve të tyre, duke ndërtuar modele suksesi. Deri tek ata që i sjell në fund jo për nga rëndësia, që janë në emigracion.”- theksoi Rama.