Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka qenë në Krujë ku ka inspektuar nga afër punën për rindërtimin e shkollave dhe të kopshteve pas shembjes nga tërmeti tra gjik i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Shefi i qeverisë ka qenë në kantieret e ndërtimit të shkollës dhe kopshtit “Kastrioti” dhe “Hajdar Hoxha“.