Kryeministri Edi Rama foli sot për procesin e rindërtimit dhe koston që do të zërë ky proces në buxhetin e vitit 2021, që po diskutohet sot në Kuvend. Rama tha se qeveria po ndërton shtëpi falas, të cilat do t’ju jepen qytetarëve me standarte evropiane.

“Por ndërtojmë lagje me cilësi evropiane. Kërkoni në eksperiencat e tjera, dhe thoni ku është bërë falas kjo. Jepen me kredi të buta, afatgjata, por jo falas. Ne do t’i japim falas, kush i jep falas më thoni? Njerëzit kanë nisur të hyjë në shtëpitë e reja. Janë afro 30 mijë familje të prekura nga fatkeqësia, që nga ato që humbën shtëpinë dhe ishin pa çati tek ato që nuk banojnë dot tani që flasin në apartamente se apartamentet janë të dëmtuara. Për të gjitha ato familje, ky vend ka patur zot, se asnjë nuk u la si familjet që u përmbytën në Shkodër. 1 përmbytje qe, 5 apo 6 milionë dollarë qenë për ato familje dhe u desh të vinim ne në pushtet që ato të merrnin lekët për të mos vazhduar njësoj”, deklaroi Rama.