Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar menjëherë pas kthimit për rishqyrtim në Kuvend nga ana e Presidentit Meta, të ligjit për Policinë e Shtetit. Përmes një postimi në facebook, Balla shkruan se Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar.

“Presidenti i Republikes kthen ditën ligjin për Policinë e Shtetit, ndërsa Ilir Meta takohet natën me ish-shefa policie që i quante të kanabizuar! Ndërsa mes ditës dhe natës, shkel ligjin për festa kolektive, duke u treguar shqiptarëve se sa serioz është kur flet për Kushtetutë e për ligj”, reagon Balla.