Shefi i Agjencisë së Shëndetit Publik në Suedi, Anders Tegnell ka bërë një parashikim ku ta treguar se kur botë mund ti rikthehet realitetetit. Suedia nuk e praktikoi karantinimin, por thjesht bëri disa rekomandime për qytetarët e saj. Ajo nuk mbylli bare e restorante, as shkollat, por vendosi që të mbronte grupet më të rrezikuara duke ndjekur modelin klasik të mbrojtjes nga një pandemi.
Kjo strategji ka bërë që Suedia të ketë 10 herë më shumë vik tima sesa fqinjët e saj, Finlanda dhe Norvegjia. Në një intervistë për “Revista Bocas”, Tegnell parashikoi se kur do të kthehemi në normalitet. “Nëse do të kthehemi në normalitet…”, e nisi fjalën e tij epidemiologu, para se të shtonte se një gjë e tillë do të kërkojë shumë kohë. “Do të varet nga efikasiteti i va ksinës dhe nga fakti nëse në një kohë të shkurtër do të vaksinohen mjaftueshëm njerëz.
Po flasim për një vit e gjysmë ose pak më shumë”, u shpreh Tegnell. Në fund, epidemiologu tregoi edhe 3 këshillat bazë të Suedisë: “Mbaj distancën, shmang grumbullimet e njerëzve dhe mos tako të afërmit e moshuar. Këto janë 3 këshillat bazë që japim ne”.